Tiranë: Arrestohet 37 vjeçari nga Kosova, pasi kërkoi nga viktima para për mos-publikim të pamjeve intime

Një 37-vjeçar nga Kosova, H.L u arrestua në Tiranë pasi kërkonte 100 mijë euro nga një 26-vjeçare për të mos publikuar foto dhe video me përmbajtje intime në rrjete sociale.
Rasti u procedua në Prokurorinë e Tiranës për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Ndërkaq rasti vazhdon të mbetet nën hetim.



