
Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuq e Zi”, kanë shpalosur një banderolë para nisjes së ndeshjes Shqipëri-Serbi.
“Na hiqni biletat na vini përpara policinë, s’e vrisni dot zemrën që rreh për Shqipërinë”, shkruan TKZ.
“Tifozat Kuq e Zi” nuk do jenë në stadium për ndeshjen kundër Serbisë.
Edhe pse nuk do të jenë në “Arena Kombëtare” do të mblidhen tek Lulishte Vëllezërit Frashëri përballë Piramidës për të ndjekur ndeshjen me një ekran të madh të vendosur nga vetë ata.
Vetëm pak minuta më parë TKZ shpalosën sipër Piramidës banderolën me portretin e Elez Isuf Nderut, dibrani që bëri luftë me serbinë, me një mesazh “Hasmi i vjetër nuk bahet mik i ri.”