Ballina
Në 82-vjetorin e lindjes së Ukshin Hotit, organizohen aktivitete përkujtimore

Sot festohet 82-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit.
Me këtë rast, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të zhvillojë aktivitete përkujtimore, kulturore dhe akademike, si shprehje e ndërgjegjes shoqërore, e nderimit të pashuar dhe apelit të vazhdueshëm për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së tij.
Në orën 11:30 do të organizohet vizitë te Shtëpia Muze e Ukshin Hotit në Krushë të Madhe.
Gjysmë ore më pas mbahet tribunë mbi veprën e tij, ndërsa nga ora 13:00 zhvillohet ceremonia e ditëlindjes.
Në orën 19:00 hapet ekspozita me fotografitë e Ukshin Hotit, ndërsa aktivitetet përmbyllen në ora 20:00 me ceremoninë e ndarjes së dekoratës komunale “Ukshin Hoti.