Tre persona shoqërohen në polici pas përleshjes në Komunën e Prishtinës

Seanca e buxhetit të Komunës së Prishtinës, e paraparë të miratohet sot, është shndërruar në skenë dhune pas dështimit të kësaj seance.

Nga raportimet e para u tha se i sulmuari ishte kryesuesi i Kuvendit, Fehmi Kupina, por më vonë asamblistja e LDK-së, Fiknete Bejta, tha se shënjestër e sulmit ka qenë kolegu i saj partiak, Sami Salihu, ajopo ashtu akuzoi familjarë të Kupinës për përfshirje në ngjarje, transmeton Klankosova.tv.

“Sulmi i organizuar nga djali dhe persona të afërt me kryesuesin e Kuvendit, z. Fehmi Kupina, përbën jo vetëm dhunë ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur, por është edhe një cenim i rëndë ndaj demokracisë dhe institucioneve të Kryeqytetit”, ka reaguar Bejta përmes një postimi në Facebook.

Nga ana tjetër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas marrjes së informatës për rrahje në rrugën “UÇK”, rreth orës 10:30, ka ndërhyrë menjëherë duke shoqëruar tre persona të përfshirë.

“Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka shoqëruar tre persona. Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar motivet dhe rrethanat e rastit”, ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë së Prishtinës, Enis Pllana.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button