Ballina

Gjendet granatë dore në Veri të Mitrovicës

Një granatë dore u gjet në pjesën veriore të Kosovës, në pasditen e sotme.

Bomba u gjet gjatë punimeve ndërtimore në rrugën John Kennedy, konfirmoi Policia e Kosovës për KoSSev.

Punëtorët informuan Policinë Rajonale të Veriut për këtë, i cila më pas dërgoi një ekip EOD (ekip për asgjësimin e minave), i cili shkoi në terren.

Oficerët hoqën bombën, e cila ndodhej në

afërsi të një kontejneri plehrash, përkatësisht Fakultetit të Shkencave Teknike.

Oficerët e policisë vazhduan të kontrollonin zonën, duke përdorur detektorë metalesh, dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes/kossev

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button