Ballina

U rrahën mes vete, policia arreston katër persona në Fushë Kosovë

Katër persona janë rrahur mes vete në Fushë Kosovë, njëri nga ta ka marrë edhe tretman mjekësor. Policia ka dërguar në mbajtje tre prej tyre, kurse njëri nga ta ka qenë i mitur, dhe është liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar katër të dyshuar m/k, njëri i mitur pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Njëri nga të dyshuarit ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button