Konfiskohen armë zjarri dhe municion tek shtëpia e një personi në Kamenicë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarit me inicialet Sh.B., i vitit 1966, do të ngritet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi ,kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Në njoftimin e policisë thuhet se ai atij i ishte kontrolluar shtëpia në Kamenicë dhe aty ishin konfiskuar armë dhe municion.
“Me leje kontrolli nga Gjykata Themelore është realizuar kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave për gjykatën; Një (1) pushkë gjuetie e llojit BOLT A RIFLE, një (1) pushkë ajrore e llojit RETAY 70S, pesëdhjetë e një (51) copë fishekë të kalibrit 7.9 mm, një (1) fishek i kalibrit 7.62 X 39 mm, një (1) kuti me njëqind e njëzet e shtatë (127) copë fishekë të kalibrit 22LR, një (1) kuti me diabolla të pushkës ajrore, dy (2) karikatorë të pushkës së gjatë, një (1) fotrollë e pistoletës, dy (2) doreza të pistoletës”, thuhet në njoftim.
Rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore në procedurë të rregullt.