“Vazhdimësia e vlerave” – Doruntinë Maloku publikon foton me pasardhësit e themeluesve të LDK-së

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka publikuar një fotografi ku paraqiten kandidatët e kësaj partie për deputet, të cilët janë bij dhe bija të themeluesve dhe veprimtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, disa prej të cilëve janë vrarë gjatë veprimtarisë së tyre politike.


Në ketë fotografi janëdisa emra si Ukë Rugova, djali i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, Doruntinë Maloku, vajza e veprimtarit Enver Maloku, Besian Mustafa, djali i Xhemail Mustafës, Shkemb Manaj, djali i Shaban Manajt, dhe Flamur Bytyçi, djali i Ukë Bytyçit.

Në postimin e saj, Doruntinë Maloku ka shkruar se kjo fotografi simbolizon vazhdimesinë e vlerave te LDK-së ndër breza.

“Gëzuar 36-vjetorin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kjo fotografi lidh dy kohë: prindërit tanë, themeluesit e LDK-së, dhe ne sot — si dëshmi se vlerat mbi të cilat u ndërtua kjo parti vazhdojnë, me përgjegjësi dhe përkushtim. Zgjidh shpresën! Zgjidh vlerën dhe traditën!LDK123”, ka shkruar ajo.

Në fund të postimit, Maloku ka bërë thirrje për zgjedhjen e shpresës, vlerës dhe traditës, duke e shoqëruar mesazhin me hashtagun #LDK123.

info@tandempress.net
Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button