Vazhdon konflikti shumëvjeçar mes dy familjeve, therje me thika sot në qendër të Pejës

Konflikti i njohur shumëvjeçar në Dukagjin mes familjeve Elshani dhe Kelmendëve s’ka të ndalur.

Një therje me thika ka ndodhur sot në Pejë ku kanë qenë të përfshirë familjarë të dy familjeve të njohura.

Bëhet e ditur se është plagosur me thikë djali i Xhevdet Kelmendit, ndërsa i dyshuari është një i ri nga familja Elshani.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Pejës dhe ende nuk dihet gjendja e tij.

Artikuj të tjerë

Back to top button