Ballina

Vdekja e 26 vjeçarit nga Vitia, policia: Nuk erdhi si pasojë e aksidentit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Si pasojë e një vetaksidenti, një 26 vjeçar e ka humbur jetën.

Lidhur me rastin në fjalë u deklarua edhe policia përmes një komunikate.

Në njoftimin e policies thuhet se dyshohet që viktima nuk ka vdekur si pasojë e këtij aksidenti.

“Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç. Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën “Arbën Xhaferi”, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Trafikut të Autostradës. Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si:“Hetim mbi vdekjen”. Për informata shtesë, do të njoftoheni pasi të kryhen ekzaminimet e nevojshme nga hetuesit rajonal”.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button