Vdekja e drejtorit operativ të TV Alsat, Lirim Hajredini u gjet para një ndërtese me lëndime, hetimet në vazhdim

Mëngjesin e sotëm, Lirim Hajredini drejtor operativ i televizionit Alsat, është gjetur i vdekur pranë qendrës tregtare Mavrovka.

Sipas denoncimit në polici në orën 09:25, nga Ministria e Punëve të Brendshme, është thënë se rreth orës 09:25 të 13 gushtit, në SPB Shkup është raportuar se para një ndërtese në bulevardin “Krste Misirkov” ndodhej një person me lëndime.

Siç raporton Tetovanews, hetimi për vdekjen e tij vazhdon, ndërsa deri në këtë fazë autoritetet nuk kanë bërë publik një përfundim zyrtar për mënyrën se si janë shkaktuar lëndimet fatale.

“Sot (13.08.2026), rreth orës 09:25, në SPB Shkup është raportuar se para një ndërtese në bulevardin ‘Krste Misirkov’ në Shkup ndodhet një person me lëndime. Në vendngjarje kanë dalë zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar, të cilët kanë konstatuar se bëhet fjalë për L.H. (38) nga Shkupi. Personi ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore’’, thuhet në deklaratën e Policisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button