Vdekja në Istog afër viktimës gjendet armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Rakosh të Istogut.

Aty një person është gjetur pa shenja jete brenda një veture.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:40 kemi pranuar informacionin se në rrugën Rakosh-Cerkolez, dyshohet se një person pa shenje jete është në veturë. Njësitet policore dhe njësitet tjera relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor. Për rastin kanë nisur tashmë hetimet”, deklaroi Gashi.

“Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti po cilësohet si “Hetim mbi vdekjen” dhe po hetohet nga Sektori i Hetimeve Rajonale”, theksoi ai.

Klankosova.tv mëson se pjesa e prapme e veturës së viktimës ka qenë e dëmtuar.

Po ashtu në afërsi të viktimës është gjetur edhe një armë

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button