Ballina

Kushtetuesja shpall aktgjykimin në rastin e mbrojtjes së afërt të Kurtit dhe gazetares

Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë si të papranueshme ankesën e gazetares Blerta Dalloshi-Berisha kundër aktvendimit të Prokurorisë së Apelit për pushimin e hetimeve për lëndim të lehtë trupor ndaj njëri prej pjesëtarëve të mbrojtjes së afërt të Kryeministrit të Kosovës.

Kushtetuesja tha se çështja në fjalë ngërthen zhvillimin e një procedure penale kundër një pale të tretë dhe se procedurës së ndjekur nga Prokuroria i kishte paraprirë zhvillimi i hetimeve disiplinore ndaj zyrtarit policor.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës, në këtë rast nuk janë shkelur nenet 27, 31, 32 dhe 40, siç pretendoi ankuesja.

Gazetarja ndodhej në detyrë zyrtare kur më 28 dhjetor të vitit 2023 ishte penguar në punë nga Bardhyl Rrustemi, njëri prej pjesëtarëve të mbrojtjes së afërt të kryeministrit, gjatë ceremonisë së fillimit të një projekti në Komunën e Fushë Kosovës.

Rasti pati ndodhur në fund të dhjetorit të vitit të kaluar dhe pamje nga incidenti ishin publikuar atë kohë. Në to shihej pengimi i gazetares nga mbrojtja e afërt e Kurtit, Bardhyl Rrustemi.

Dalloshi – Berisha ishte shtyrë nga dora pasi po përpiqej ta bënte një pyetje për kryeministrin.

Rastin e pengimit në punë të gazetares Dalloshi-Berisha e trajtoi fillimisht Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Në qershor të vitit 2024, IPK-ja paraqiti kallëzim penal kundër policit Rrustemi nën dyshimin se kishte kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Por, në korrik të vitit të kaluar, Prokuroria Themelore e Prishtinës hodhi poshtë kallëzimin penal ndaj policit përmes një aktvendimi për pushimin e hetimeve. Prokuroria konstatoi se nuk janë gjetur elemente të veprës penale të kryer nga Rrustemi.

Prokuroria e Apelit e vërtetoi aktvendimin e Themelores në një aktvendim të nxjerrë në gusht të vitit 2024.

Gazetarja Dalloshi-Berisha pretendon se aktvendimi është në kundërshtim me standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Këshillit të Evropës. Ajo pretendon se Prokuroria ka anuar kah i dyshuari.

Në fund të vitit të kaluar, ajo dorëzoi ankesë në Gjykatën Kushtetuese.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button