
Dy raste të rënda ndodhën gjatë dy ditëve të fundit në rajonin e Pejës.
Gazetari Valdrin Daci, ka dhënë detaje lidhur me këto dy raste, transmeton Klankosova.tv.
Ai thotë se të dielën, një person mbeti i plagosur derisa ishte duke udhëtuar me familjen e tij në rrugën Klinë-Gjakovë, në afërsi të fshatit Kramovik, derisa u ndalën për të kryer nevojat e tyre fiziologjike.
Daci shton se ende nuk është identifikuar i dyshuari i cili shtiu me armë drejt një personi.
Derisa një tjetër rast i dhimbshëm ndodhi gjatë vikendit, ku një foshnje u dërgua pa shenja jete në Spitalin Rajonal të qytetit.
Daci thotë se është rasti i dytë që një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Pejës.