Vrasja në Prishtinë, e dyshuara vetdorëzohet në polici

Një vrasje ka ndodhur sot rreth orës 19:20 në Prishtinë , saktësisht në rrugën ”Ismet Krasniqi”.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se e dyshuara për kryerjen e vrasjes është një grua e cila është vetdorëzuar në Polici.
”Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person dyshuara: -N.M. femër . Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Ahmeti