Vdes një person në Gjilan, dyshohet nga mbidoza

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Gjilanit.
Një person i moshës rreth 38 vjeçare është gjetur pa shenja jete, transmeton.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Me datën 23.07.2026 rreth orës 18:26, kemi pranuar informacion se në banesën e tij në qytetin e Gjilanit është gjetur pa shenja jete një person mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i lindur më 1988. Njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete. Bazuar në hetimet e deritanishme nuk ka dyshime për elemente të veprës penale të vrasjes”, thuhet në përgjigjjen e Policisë së Kosovës.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.Hetimet janë duke vazhduar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit nga hetues policor të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit”, tha Policia e Kosovës.
Klan Kosova merr vesh se dyshohet se personi ka ndërruar jetë nga mbidoza.


