Versioni i LVV-së për votat në Mitrovicë, vetëm 75 me numër serik tjetër

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se në Mitrovicën e Jugut janë identifikuar vetëm 75 fletëvotime me numër serik që nuk përputhet me vendvotimin.

“Bumerangu i radhës: Pra, janë identifikuar gjithsej 75 fletëvotime me shpërputhje në numrin serik. Nga këto, 43 fletëvotime kanë rezultuar të papërdorura; 32 të përdorura në procesin zgjedhor. Brenda grupit të fletëvotimeve të përdorura: 17 vota janë për PDK-së, 10 LVV, 5 fletëvotime pa numër serik”, shkruan Manxhuka.

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut ka përfunduar verifikimi i votave të mërkurën.

Ky proces ishte ndërprerë të hënën në mbrëmje e kishte vazhduar të martën pasdite me urdhër të prokurorisë. Institucioni i hetuesisë në Mitrovicë ishte angazhuar pas dyshimeve dhe raportimeve nga Partia Demokratike e Kosovës për vjedhje votash në këtë komunë.

Artikuj të tjerë

Back to top button