Vetura godet një këmbësor në Gjakovë, viktima merr trajtim mjekësor

Një këmbësorë ka pësuar lëndime trupore pas përplasjes nga një veturë në rrugën “UÇK” në Gjakovë, të mërkurën pasdite.
Lajmin për Sinjalin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Kraasniqi.
“Këmbësori ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa Njësia e Trafikut të qytetit është duke e trajtuar rastin,” tha ajo.



