Viti: Ndjekja policore përfundon me sekuestrimin e duhanit dhe veturës

Policia ka bërë të ditur se njësia policore gjatë një vëzhgimi afër brezit kufitar nga Maqedonisë së Veriut, ka vërejtur një veturë me targa lokale dhe nga tentimi për ta ndaluar, i njëjti ka arritur që të largohet.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Debëlldeh të Vitisë, ku më pas i njëjti pasi është larguar dhe duhanin që e kishte të ngarkuar në veturë së bashku me veturën i kishte vendosur në një shtëpi dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.

Në njoftimin e policisë thuhet se malli dhe vetura është sekuestruar.

“Me vendim të prokurorit janë dërguar në terminalin doganor. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore” thuhet në raportin e policisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button