Lajme

Arrestohen dy persona për falsifikim të dokumentit dhe legalizimit të përmbajtjes së rreme

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të detyrave dhe përgjegjësive të saj në luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik në bashkërendim me Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion /NJHFPD në Prishtinë, sipas urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, ka realizuar një aksion në katër lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku ky aksion është zhvilluar pas hetimeve disa mujore me dyshimin se persona të dyshuar kanë kryer veprat penale të falsifikimit të dokumentit, legalizimi i përmbajtjes së rreme dhe veprës penale të mashtrimit.

Në këtë operacion janë arrestuar dy persona të dyshuar të gjinisë mashkullore (V.H dhe D.I) dhe është sekuestruar dokumentacion që ndërlidhet me veprën penale. Me  vendim të prokurorit dy personat janë ndaluar për shkak të veprave penale “Falsifikim i Dokumentit”, veprës penale “Legalizimi i Përmbajtjes së Rreme” dhe veprës penale “Mashtrim” i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“I dyshuari kryesor në këtë rast V.H – Avokat dhe i dyshuari D.I – Instruktor dyshohen se me qëllim që vetit t’i sjellin dobi pasurore kanë falsifikuar dokumentin, kanë legalizuar dokumente të falsifikuara dhe kanë mashtruar persona të ndryshëm duke shkaktuar dëm disa milionësh. Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore, Prokurori i Shtetit do të ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale në grumbullimin e provave”, thuhet në njoftim.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se mbetet i përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit dhe se do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për parandalimin e këtyre veprave, si dhe dërgimin para gjykatës të secilit kryes të këtyre veprave penale.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button