Lajme
E goditi me veturë policin në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Është arrestuar një person pasi që i njëjti me veturë ka goditur zyrtarin policor.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 12:30.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Policia është duke e hetuar këtë rast si “sulm ndaj personit zyrtar”.