Ballina

`Defender Europe 2025`: Kosova urë bashkëpunimi ushtarak

Janë bërë gati një javë që kur ka filluar ushtrimi më i madh ndërkombëtar “Defender Europe 2025”. Në zemrën e Ballkanit, Kosova është shndërruar urë bashkëpunimi ushtarak.

14 ditë, 24 orë përkrah 1000 trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Kroacisë dhe Bullgarisë demonstrojnë aftësitë e tyre profesionale e ushtarake. Ajo bëhet më e fuqishme kur niveli i ushtarak i ndërveprimit shumëkombësh kontribuon në rritjen e besimit e forcimin e aleancës. Kështu ka thënë drejtori i ushtrimit fushor “Defender Europe 2025” në FSK, kolonel Fadil Hoxha, në një intervistë për Televizionin Publik të Kosovës (RTK).

Ai ka thënë se deri më tani gjithçka është duke shkuar sipas planifikimit, derisa ka treguar për qëllimin e kësaj stërvitje të rëndësishme.

“Qëllimi i këtij ushtrimi është rritja e gatishmërisë dhe testimi i gatishmërisë së zbarkimit të njësive të ndryshme vendosja dhe integrimi i tyre në njësitë të kombinuar të përbashkëta shumë-kombëshe me qëllim rritjen e kapaciteteve për të kryer operacione në shumë domene në shumë fusha”, tha Fadil Hoxha, kolonel, drejtor i ushtrimit fushor Defender Europe 2025 per FSK.

Hoxha thotë se zgjedhja e ushtrisë së SHBA-së për vendosje e Divizionit të 28-të të këmbësorisë në Aeroportin e Gjakovës, nga ku drejton të gjitha ushtrimet në regjionin e Evropës Juglindore, është dëshmi e besueshmërisë së fuqishme që Amerika ka për FSK-në.

“Objektivi numër një dhe më i rëndësishmi për FSK këtë vit ka qenë mbështetja reale  e vendkomandës taktike të divizionit 28-të të ushtrisë amerikane që veçanërisht e bënë ma madhështore më të rëndësishme dhe na bënë më konfident për të vazhduar punën tonë në ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizimi tonë”, tha ai.

Brenda dy vitesh, dy herë Kosova është vend pritës i këtij ushtrimi, për të cilin Hoxha thotë se kjo tregon për aftësitë dhe kapacitet ushtarake që Forca ka.

“Kjo do të thotë që FSK veç ka krijuar besimit të plotë tek partnerët tanë e veçanërisht tek partneri i jonë strategjik sepse në Republikën e Kosovës ka barkuar një vendkomandat taktike e divizionit të ushtrisë amerikane i cili luan rol më përgjegjës dhe udhëheq komandim drejtim në gjithë rajonin e Ballkanit”, tha ai.

Ai ka folur për dallimet e këtij ushtrimi në këtë vit, krahasuar në viti 2023 kur edhe atëherë Kosova ishte vend pritës.

“Lidhet pikë së pari me mbështetjen reale që është na u besu dhe për fokusimin që është kërkuar që të orientohemi në operacionet luftarake”, tha ai.

Drejtori i ushtrimit “Defender 25” në Forcën e Sigurisë, Fadil Hoxha, ka thënë se duke i parë përgatitjet e pjesëtarëve të FSK-së, kjo forcë është e gatshme të shërbejë krah për krah me vendet e tjera në Aleancën e NATO-s.rtk

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button