Ballina

Kurti i quajti hajvanë, Konjufca tregon pse e ftuan vetëm LDK-në në takim pasi s’i morën 500 mijë vota

Përse i dërguan ftesë vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës, i pyet Konjufca në deklarimin e tij para mediave sot pas përfundimit të mbledhjes me përfaqësuesit e partive politike që fituan ulëse në Kuvendin e Kosovës nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai u përgjigj duke thënë se një veprim i tillë vjen pas mospërbushjes së qëllimit të tyre.

Konjufca po ashtu shtoi se kjo rrugë përshkruan më së miri demokracinë, teksa tha se nuk është aspak mëkat.

“Ne gjatë zgjedhjeve kemi thënë, synimi ynë bazik, s’kemi thënë që synimi ynë bazik është të hyjmë me Lidhjen Demokratike. Qëllimi ynë ka qenë me vazhdu një qeverisje siç e kemi, mundësisht pa partitë tjera opozitare, dhe pastaj ti e merr rezultatin e zgjedhjeve dhe e sheh që nuk ke mujtë me arritë atë qëllim. Kjo është demokracia. Dhe, pastaj e modifikon rrugën. S’është mëkat, kjo është skenari B”.

“Qasja e kryeministrit ka qenë të shkohet ne rend, e ka zgjedhur LDK-në që t’i drejtohet të parës, kjo me thënë të drejtën pak është edhe privilegjuese, kjo me t’u drejtu i pari”.

“Ju duhet ta keni parasysh një gjë d.m.th. nuk është e rastësishme që kryeministri i është drejtuar zotit Abdixhiku. Ne d.m.th. nuk kemi shkuar në mënyrë  teknike sipas madhësisë të partive politike, po të kishte qenë kjo ne do t’i ishim drejtuar PDK’së sikur këtu që u ulëm sipas rendit dhe madhësisë, ky është aspekt teknik. Po kryeministri e ka pasë një qëllim pse i është drejtuar LDK’së, te shohim në sa e caktuan mbledhjen me u përgjigj”, shtoi Konjufca.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button