
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka kritikuar Ministrinë e Shëndetësisë për mungesën e terapisë për pacientët me kancer, pas rastit të pacientes që humbi jetën pasi, sipas Shoqatës së Pacientëve me Kancer “Renesansa”, kishte mbetur rreth katër muaj pa medikamentin Palbociclib.
Ymeri ka ngritur shqetësime edhe për rritjen e vdekjeve dhe rasteve të reja me tumore.Duke iu referuar reagimit të Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Ymeri ka thënë se vetë sqarimi për funksionin e barit tregon rëndësinë e terapisë për ngadalësimin e përparimit të sëmundjes.“nga reagimi, njëkohësisht edhe i QKUK-ës, është kuptuese: barnat e gjeneratës së re, të përfshirë palbociclob, janë terapi mbështetëse që synojnë ta ngadalësojnë përparimin e sëmundjes.
Po kjo është esenca: ka pasur një ngadalësim të përparimit të sëmundjes, edhe në mungesë të këtij hapi nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Pastaj, e njoh rastin dhe po përballet me sëmundjen për herë të dytë. A qenka rëndësinë kur dikush përballet me sëmundje për herë të parë, kur dikush përballet me sëmundje për herë të dytë, kur dikush e ka 3 muaj pa hapa, edhe kur dikush i ka 4 muaj pa hapa. Tani, ministër, meqenëse je këtu, jo pse Albin Kurti nuk është më përgjegjës se kjo; ai sigurisht që është më përgjegjës. Nuk e di qysh flen natën, kur dikush qan se e ka kancerin, e ju e rregulloni një mendilin. A e ke idenë që për 6 vitet e fundit, 30 përqind ka pasur rritje të vdekjeve? Në spitale rajonale dhe në QKUK. Mbi 42 përqind janë rritur rastet e reja me tumor”, tha Ymeri.
Theksojmë se mbrëmë drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK ka mohouar pretendimet në media duke shprehur se asnjë pacient nuk ka qendruar katër muaj pa terapi.



