Ballina
Bajraktari: Stërkeqja e procesit gjyqësor edhe me dëshmitarë, ndaj ish krerëve të UÇK-së gjithnjë e më shumë po shpërfaqet

Shkruan: AvokatArdian Bajraktari
Stërkeqja e procesit gjyqësor edhe me dëshmitarë, ndaj ish krerëve të UÇK-së gjithnjë e më shumë po shpërfaqet.
Me dëshmi të tilla dhe si ajo e dëshmitarit me numër 29, me dëmtime mendore, natyrisht se procesi është qartazi i komprometuar.
Nëse i falet besimi dëshmisë së dëshmitarëve me dëmtime mendore, kjo do të përbënte skandal të pafalshëm për drejtësinë.
Kurse, “zhdukja” e një dëshmitari, po ashtu, është veprim që ngjallë doza dyshimi se si mund të ndodhë një gjë e tillë edhe përkundër masave që i ka zbatuar kjo gjykatë.
Krahas shumë shkeljeve, mungesa e kredibilitetit të dëshmive dhe dëshmitarëve e ka shoqëruar në vazhdimësi këtë proces, tashmë, kjo po shpërfaqet sheshazi. Fatkeqësisht!