
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se përballja me interesat personale të Vetëvendosjes po e bën të vështirë arritjen e një zgjidhjeje.
Zemaj, para seancës së 53-të konstituive, ka thënë se kanë dëgjuar për presionne deputetëve, veçanërisht ndaj atyre që përfaqësojnë grupet minoritare.
Sipas tij, edhe pse nuk ka vonesë jashtë afateve kushtetuese, përplasja me interesat personale të Vetëvendosjes po e bën të vështirë gjetjen e një zgjidhjeje
“Nuk ka vonesë jashtë afatit kushtetues, por siç po shihet, përballja me interesat personale të Vetëvendosjes po e bën të vështirë arritjen e një zgjidhjeje. E patë se si u thirr kjo seancë. Për të dalë nga ky ngërç, duhet të kemi edhe Kuvend, edhe Qeveri. Kemi dëgjuar për presione ndaj deputetëve, sidomos ndaj grupeve minoritare. Por jo, nuk ka presion ndaj LDK-së.”