
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka njoftuar se lokacioni i koncertit “Supernova”, do të ndryshojë, për shkak se salla 1 Tetori do të përdoret nga autoritetet e KQZ-së për procesin zgjedhor në datat e planifikuara të koncertit.
Përmes një reagimi zyrtar, Zeqiri njoftoi se koncerti më 25 dhe 26 dhjetor do të mbahet në Sallën e Madhe – Pallati i Rinisë (Boro Ramiz), Prishtinë,
“Ky ndryshim na mundëson të ruajmë datat, cilësinë dhe standardin e lartë të prodhimit që kemi planifikuar, duke ofruar një përvojë edhe më të mirë për publikun. Të gjitha biletat e blera mbeten të vlefshme dhe nuk kërkojnë asnjë veprim shtesë nga ana e juaj”, ka shkruar ajo.
“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Presim t’ju mirëpresim në një mbrëmje të paharrueshme”.



