Zgjedhjet në RMV: 11 të arrestuar për blerje dhe fotografim të votës

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pance Toshkovski, ka bërë të ditur se gjatë procesit të zgjedhjeve lokale janë arrestuar 11 persona, prej të cilëve katër janë liruar, ndërsa shtatë të tjerët janë ende në procedurë hetimore.

Në një konferencë për media, Toshkovski theksoi se zgjedhjet e së dielës kanë qenë ndër më të qetat dhe më demokratiket që ka parë vendi deri më tani.

“Me krenari e them se zgjedhjet e sotme ishin më të qetat dhe më demokratiket deri më tani. Sot dëshmuam se kur institucionet funksionojnë, demokracia është në rritje. Janë denoncuar 91 raste në gjithë Maqedoninë, shumica prej tyre kanë të bëj me blerjen e votës, fotografimin e votës, e kështu me radhë. Janë arrestuar 11 persona katër janë liruar ndërsa 7 të tjerët janë në procedurë e sipër”, tha ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button