Zhvillimet e fundit në treg: Këto janë çmimet e derivateve në Kosovë
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve ka njoftuar se çmimet e naftës janë rritur për mbi pesë për qind të enjten, si pasojë e sanksioneve të reja amerikane ndaj kompanive kryesore të naftës.
Sipas Berjanit, në rritjen e çmimeve ka ndikuar edhe rënia e papritur e rezervave të naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në bursat globale aktualisht, çmimi i naftës së papërpunuar peshon 65.85 dollarë për barrel, njoftoi kreu i Shoqatës së Naftëtarëve.
“Kombinimi i këtyre faktorëve ka ringjallur frikën për tregjet e energjisë dhe ka treguar se sa shpejt zhvillimet gjeopolitike mund të lëvizin çmimet e naftës”, tha ai.
Në Kosovë, një litër dizel në pikat e karburanteve sot kushton nga 1.15 deri në 1.24 euro, sipas Berjanit.
Ndërkaq, një litër benzinë në pikat e derivateve me pakicë tregtohet me 1.16 deri 1.25 euro.



