Zjarr në një shkollë në Deçan, intervenon njësia e zjarrfikësave

Njësitë e zjarrfikësve mbrëmë, në Shkollën Fillore “Sylejman Vokshi” në Deçan, intervenuan pas një incidenti me zjarr, ku ishin përfshirë drutë për ngrohje të objektit.

Shkaku i zjarrit ende nuk është i qartë, ndërsa Policia e Kosovës po heton rastin sipas procedurave ligjore.

“Drejtori i Arsimit në Deçan, Besnik Hulaj njoftoi se sot rreth orëve të para të mëngjesit, Drejtoria Komunale e Arsimit është njoftuar nga drejtori i shkollës për një incident zjarri, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e njësive të zjarrfikësve për shuarjen e tij”, shprehu ai. Autoritetet lokale theksuan se reagimi i shpejtë i ekipit të zjarrfikësve dhe Policisë ka parandaluar përhapjen e zjarrit dhe ka siguruar që procesi mësimor të vazhdojë pa probleme.

Artikuj të tjerë

Back to top button