Ballina

Ramabaja i bindur për dakordimin Kurti-Limaj, “harron” se për konstituim të Kuvendit duhet edhe një votë

Mbështetësi i zjarret i VV-së, Sadri Ramabaja, është shprehur i bindur që sot Albin Kurti dhe Fatmir Limaj do të bëjnë marrëveshje politike për konstituimin e Kuvendit.

Në profilin e tij në “Facebook” ai ka shkruar se Qeveria Kurti 3 po vije si produkt i patriotizmit kushtetues të këtyre dy liderëve.

Megjithatë, Ramabaja duket se ka harruar se për konstituim të Kuvendit dhe formimin të qeverisë së re duhet edhe një votë.

“Linja e SHIK-t, krahu rigjid i tij në Kuvendin e Kosovës dhe brenda partive (me theks PDK-së dhe LDK-së), edhe në minutat e fundit, po angozhohet që ta bëjë takimin Kurti-Limaj të dështuar. Madje duke trumpetuar e paragjykuar për këtë si fajtor km Albin Kurti. Urtësia politike e dyshes Kurti-Limaj do të arrijnë marrëveshjen që sot. Qeveria Kurti 3 po vije si produkt edhe i patriotizmit kushtetues të këtyre dy liderëve tanë. Mirënjohje!”, ka shkruar Ramabaj.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button