“Ju mos merrni pjesë, s’është mirë hiç”, Shefqet Krasniqi i drejtohet në varrim gazetarëve…

Sot iu dha lamtumira e fundit Kryetarit të Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, i cili ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.
Në varrimin e të ndjerit morën pjesë shumë fytyra publike dhe qytetarë.
Po ashtu, në varrim mori pjesë edhe hoxha i njohur kosovar, Shefqet Krasniqi, i cili pati një bisedë me gazetarët e pranishëm.
“Ngo ti mirë çka po tham. As nuk ke marrë kurgjë kur ke dalë – ke dalë duarbosh, thatë. Ki me u kthy bosh. Në këtë dynja, njeriu kam e duar i then për me zënë diçka, e krejt i lë kur të vdes. Apet mbetet pa asgjë, vetëm poshtërohet. Në këtë dynja, asgjë në dritë nuk qet pos veprave të mira. Mos me bo ky vepra të mira, unë nuk kisha ardh sot. Kam bërë çmos për me ndërru orarin e ligjëratave për me ardh këtu. Sen nuk e kam nga ana e gjakut, veç për punën e madhe që e ka bërë”, iu drejtua Krasniqi gazetarëve.
Po ashtu ai i bëri thirrje gazetarëve të mos marrin pjesë në varrim, sepse sipas tij me fe nuk është e lejuar.
Oj muslimane, duhet me punu për vendin tanë. Të han dynjaja tak, tak, tak… Ju femrat s’bën me marrë pjesë në varrim. Nashta keni marrë, po s’është mirë hiç. Pra, kjo punë është, ama s’bën…”, ju drejtua Krasniqi gazetarëve.
Për më shumë ndiqeni videon: