
Një vizitë te dentisti në Klinë ka përfunduar me një rast të dyshuar të dhunës në familje.
Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 17:48, në njërën nga ordinancat stomatologjike në Klinë.
Sipas informacioneve të siguruara, një 27-vjeçar dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka kapur motrën e tij 37-vjeçare për flokësh dhe e ka tërhequr zvarrë jashtë ordinancës.
Policia ka intervenuar në vendngjarje dhe i ka shoqëruar të dy personat në stacion. Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorinë, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “Dhuna në familje”.
Me vendim të Prokurorisë, 27-vjeçari është ndaluar për 48 orë.



