Thirrje publike për kandidatët për kryetarë dhe asamblistët: Mundësi të reja reklamimi për të qenë më afër qytetarëve

Në prag të zgjedhjeve lokale, komunikimi me qytetarët është thelbësor.
TandemPress fton të gjithë kandidatët e komunave dhe asambleistët që të prezantojnë vizionin dhe programin e tyre përmes një platforme të madhe digjitale gjithëpërfshirëse dhe transparente.
Për këto zgjedhje, TandemPress vjen me një format si kurrë më parë, duke kombinuar eksperiencën dhe besueshmërinë e fituar ndër vite me formatet më inovative të komunikimit digjital, për t’u ofruar kandidatëve mundësi të reja dhe të fuqishme për të qenë sa më afër qytetarëve.
Pse TandemPress?
TandemPress është një medium që kombinon shpejtësinë e lajmit me formatet më moderne të komunikimit. Përmes paketave të dedikuara për zgjedhjet, kandidatët kanë mundësi të arrijnë qytetarët me mesazhe të qarta, kreative dhe të targetuara.


Mundësitë që ofrojmë për kandidatët
– Lajmet – mbulim i shpejtë dhe i saktë i zhvillimeve, duke garantuar transparencë dhe qasje të barabartë,
– Video 1-minutëshe – formate të shkurtra e dinamike që përmbledhin temat kryesore dhe shpërndahen gjerësisht në rrjete sociale,
– Tandem Talk – platformë unike me rubrika të personalizuara për çdo komunë, që u jep kandidatëve mundësinë të komunikojnë drejtpërdrejt me qytetarët e vendlindjes,
– Banerat / Native ads – dukshmëri e lartë në hapësirat kryesore të portalit dhe integrim natyral me përmbajtjen editoriale,
– Artikuj të sponsorizuar – prezantim i plotë i programit dhe qëllimeve të kandidatit,
– Live feed – mbulim në kohë reale të ngjarjeve kryesore të fushatës, duke rritur transparencën dhe informimin e qytetarëve,
– Profili i Kandidatit – faqe e dedikuar me biografi, program dhe qëndrime, për njohje më të plotë nga votuesit,
– Rrjetet Sociale – shpërndarje e gjerë e përmbajtjes zgjedhore në platformat e Telegrafit, duke arritur audienca të reja dhe duke nxitur angazhim aktiv.
Audienca jonë
TandemPress ka një audiencë të gjerë dhe të larmishme, me shtrirje lokale, kombëtare dhe në diasporë. Ajo përfshin qytetarë nga të gjitha komunat e Kosovës, banorët e Prishtinës, diasporën dhe gjeneratat e reja që ndjekin zhvillimet kryesore në vend.
Për të shprehur interesimin tuaj dhe për të rezervuar hapësirën promovuese, na shkruani në emailin: marketing@tandempress.net