I vodhi veturën në oborrin e shtëpisë një qytetarit nga Shtimja, arrestohet 19-vjeçari

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 18:15, në stacionin policor në Shtime është raportuar vjedhja e një veture të tipit „Golf 2“, me ngjyrë të kaltër me targa vendore.

Sipas ankuesit, vetura ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij, në rrugën „Shote Galica“ në Shtime, ndërsa çelësat kishin mbetur brenda veturës.

Pas raportimit të rastit, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe më 25.11.2026 kanë arritur ta identifikojnë dhe sigurojnë të dyshuarin, M.M., 19 vjeç, i cili është intervistuar në lidhje me rastin.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si vepër penale „Vjedhje“ dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

Automjeti i vjedhur i është kthyer pronarit.

Artikuj të tjerë

Back to top button