
Një shumëkatëshe në lagjen “Pejton” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Rastin për TandemPress e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Pirshtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 09:45, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Ukshin Hoti në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një objekt. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin”, tha Ahmeti.
TandemPress raporton se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje që të lokalizojnë zjarrin.
Ndërtesa ende nuk ishte funksionalizuar dhe pritet të bëhet hotel.
Shkaqet e këtij zjarri ende nuk dihen. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe policia.
Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar.
Kliko këtu për të parë videon.