Motoristët drejt Hagës, Haradinaj: Bubullima do dëgjohet edhe në qelitë e çlirimtarëve dhe përtej

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare, Nasim Haradinaj ka ndarë një dedikim në rrjetet sociale për organizimin e motoristëve defilues drejt Hagës.
Ai thekson ndër tjera se bubullima e motorëve do të dëgjohet edhe në qelitë ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
”Mëngjesin e sotëm filluam rigrupimin e motoristëve defilues për në Hagë …!
Ata po bashkohën e ribashkohën dhe sot në Den Hag Sheveningen do jetë një ditë e veçantë dhe e “zhurmshme” …..
Bubullima e motorëve do dëgjohët edhe ne qelitë e çlirimtarëve tanë dhe përtej…..!”.