Numërimi i votave në Gjilan drejt fundit, Alban Hyseni falënderon qytetarët: Punë të mëdha na presin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatin e numërimit të 139 nga 146 vendvotime në Komunën e Gjilanit.

Bazuar në këto rezultate, Alban Hyseni i VV-së prin i pari me 49.82% të votave, ndërkaq pritet edhe numërimi i vendvotimeve të fundit për t’u parë nëse në këtë Komunë do të ketë balotazh.

Në lidhje me këtë rezultat, ka reaguar Hyseni përmes një postimi në Facebook.

“Përkrahja e madhe nga qytetarët e vendit tim dhe mërgata që na ka votuar përmes postës, dhe duke ardhur në Kosovë ditën e zgjedhjeve, është nder e përgjegjësi e madhe për mua dhe Lëvizjen”, ka shkruar Hyseni.

Ai ka thënë se punë të mëdha i presin.

“Punë të mëdha na presin, andaj mobilizimi ynë është fuqia e madhe që ka triumfuar në secilën garë, e me të njëjtin intensitet do të vazhdojmë edhe më tutje BASHKË me secilin prej jush”, vijon ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button