Basha për Astrit Deharin: Ma keq se vuajtjet e shqiptarëve nën regjimin e Millosheviqit

Kryeparlamentari Dimal Basha, thotë se rasti i Astrit Deharit, është ‘më i rëndë se i gjithë shqiptarëve nën regjimin e Millosheviqit’.

Një njeri shembullor, një activist i pashoq që na tregon se duhet të vazhdojmë rrugën e tij, kundër padrejtësisë që bëhet në këtë vend.

Duhet ta kuptoni që edhe në kohën e Jugosllavisë, regjimi fashist ka saju aktakuza kur i kanë majtë njerëzit në burg.

Astrit Deharin e kanë mbajtë në burg 67 ditë, pa aktakuzë pa kurgjo. Kjo është një prej akteve më të rënda në Kosovën e pas lufës. Pra, ju e dini që lufta, beteja më e madhe e popullit tonë është bërë për liri dhe drejtësi. 

Nuk e ka pritë kurrkush që na me e vujtë ma keq se që kanë vuajtë shqiptarët në regjimin e Millosheviqit”, tha ai.

Shfaq më shumë

Artikuj të ngjashëm

Back to top button