Mot kryesisht me diell, gjatë fundjavës rriten temperaturat

Nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, fundjava do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët, me intervale me diell dhe vranësira të pakta.
Të shtunën parashihet mot kryesisht me diell dhe me vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 28 deri në 33°C.
Të dielën parashikohet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 28 deri në 32°C



