Asllani vazhdon formën e lartë edhe në Bundesligë, ndihmoi në golin e Hoffenheimit

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani ka vazhduar të jetë në top-formë.
Pas golit që realizoi ndaj Sllovenisë, Asllani të premten i ka ndihmuar Hoffenheimit që të kalojë në epërsi ndaj Mainzit në Bundesliga.
Edhe pse shënimi është llogaritur si autogol nga mbrojtësi. Sulmuesi kosovar goditi me kokë, pastaj topi u devijua nga Hanche-Olsen.



