
Rin Ahmeti dhe Lorik Mehmeti kanë rinovuar kontratat me klubin bardhekaltër, duke u lidhur me Prishtinën deri në vitin 2030.
Të dy futbollistët janë reprezentues të rregullt të Kosovës në grupmoshat e reja dhe së fundmi ishin pjesë e Kombëtares U19 në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Me këtë vendim, Prishtina dëshmon besimin në talentet e reja dhe vazhdon ndërtimin e projektit të saj sportiv mbi futbollistët që premtojnë shumë për të ardhmen.



