
Profesoresha e Fakultetit të Filologjisë, Vjosa Sadriu-Hamiti, ka bërë një analizë të sloganeve të partive politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ajo ka shpejguar se çka duhet të përmbajë një slogan, teksa ka bërë krahasimet e sloganeve të partive politike në vend.
Sipas saj, sloganin i VV-së është më problematiku:
“Slogani i Lëvizjes Vetëvendosje “Siguri dhe begati. Mos lësho pe!” është më problematiku. Në planin diskursiv, ai përzien premtime sociale (begati), rend institucional (siguri) dhe një thirrje rezistence politike (mos lësho pe). Por pikërisht kjo thirrje e fundit e zhvendos sloganin nga gjuha e qeverisjes te gjuha e mobilizimit permanent. “Mos lësho pe” presupozon konflikt të vazhdueshëm, armiq të brendshëm ose të jashtëm dhe një gjendje të përhershme rreziku — një logjikë që vështirë pajtohet me idenë e stabilitetit dhe normalitetit demokratik. Në vend të qetësimit të elektoratit, slogani e ushqen polarizimin dhe e legjitimon diskursin e përplasjes.” – ka shkruar ajo.



