Rrahje në Ferizaj, një i lënduar rëndë – tre të arrestuar

Katër persona meshkuj kosovarë janë përleshur në Ferizaj pas një mosmarrëveshjeje.
Si pasojë, njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në QKUK.
Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, shkruhet në raportin e Policisë së Kosovës/ transmeton TandemPress.
Deri tani nuk ka informacione shtesë rreth konfliktit, ndërsa rasti po hetohet nga njësiti policior.



