
Rastet me HIV në Shqipëri kanë shënuar rritje, vetëm gjatë vitit 2025 janë konfirmuar 125 persona HIV pozitiv, megjithëse autoritetet paralajmërojnë se numri real i të infektuarve mund të jetë ndjeshëm më i lartë.
Shumicën e rasteve të reja e përbëjnë meshkujt, me 97 të infektuar, ndërsa 28 raste janë femra.
Sipas të dhënave të A2 CNN, transmetimi seksual mbetet mënyra kryesore e përhapjes së HIV-it, ndërsa 23% e rasteve të këtij viti janë rezultat i marrëdhënieve homoseksuale.
Gjatë vitit 2025 është regjistruar edhe një rast i transmetimit nga nëna te fëmija, pasi një foshnjë ka lindur HIV pozitiv.
Raste të reja prekin kryesisht grupmoshën 25–44 vjeç.



