Vdes burri që u aksidentua muajin e kaluar në Gjilan

Një rast i rëndë është shënuar të dielën, ku personi i aksidentuar më 2 maj në Gjilan, humbi betejën si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është iniciuar si “Aksident me fatalitet”.
“Gjilan / 02.05.2026 – 16:40. Më 14.06.2026 është raportuar se ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar si pasojë e lëndimeve të pësuara në një aksident trafiku që ka ndodhur më 02.05.2026. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë.



