Kryeprokuori i Prizrenit autorizon Policinë, për t’i identifikuar personat përgjegjës që keqpërdoruan votat

Keqpërdorimi i votave, kryeprokurori i Prizrenit autorizon Policinë të identifikojë personat përgjegjës
Lidhur me dyshimet e shpërfaqura për keqpërdorim të votave, kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit, Petrit Kryeziu, sot, më 18.01.2026, ka autorizuar Policinë e Kosovës që të identifikojë personat përgjegjës, të sigurojë prova relevante, përfshirë procesverbalet dhe nënshkrimet
Tani që rinumërimi po i afrohet fundit janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit.
“Si institucion i Prokurorit të Shtetit, kemi monitoruar nga jashtë procesin e rinumërimit të rezultateve zgjedhore. Tani që rinumërimi po i afrohet fundit, janë evidentuar keqpërdorime të dukshme të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike në rajonin e Prizrenit. Sipas tij, çdo person që ka vendosur nënshkrimin e tij duke falsifikuar rezultatet zgjedhore dhe duke ndryshuar vullnetin e qytetarit, nuk duhet të qëndrojë i qetë, do të mbajë përgjegjësi të plotë penale.“ tha Kryeziu.
“Manipulimi i votës dhe falsifikimi i dokumenteve zgjedhore janë krim dhe do të ndëshkohen pa kompromis”- ka thënë ai



