Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të dielën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të dielën, më 22.02.2026, do të kryhen punime për siguri të sistemit energjetik.

Si rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Ky është orari sipas rajoneve:

Prizren

Punime nga pala e tretë

1.

NS 35/10 kV Prizreni IV:

Nga dalja 10[kV] J05 Bizmuti do të ndërprehet:

TS 10/0.4[kV] Nazmi Beqiri DIE BAU shpk  (kodi: 30033005008) nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Turgut Ozal .

Arsyeja: Punët që duhet te kryhen sipas PEE dhe projektit te aprovuar, modifikimi i panelit e TU 0.4 kV sipas PEE Nr. 3358.

Ferizaj

Punime nga pala e tretë

1.

Nga NS 110/35/10kV Ferizaj 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J14 Rahovica (kodi: 40000014) prej orës 09:00 deri në ora 13:00

Vendet: Bibaj, Talinoc i Muhaxherëve, Softaj, Pojatë, Papaz, Rahovicë dhe Fusha e Madhe.

Arsyeja: Punët që duhen të kryhen, sipas PEE dhe projektit të aprovuar.

Gjilan

Punime nga pala e tretë

1.

Nga TS 110/35/10 kV Gjilani 1 do të ndërprehet:

Dalja 10kV J12 Thertorja (kodi: 60062012) nga ora 10:00  deri 13:00

Vendet: Fani, Therrtorja, Fludi, TMK-ja, Stacioni i pompave Velekincë, Resti, Laza.

Arsyeja: Punët që duhen të kryhen sipas zgjidhjes teknike.

Artikuj të tjerë

Back to top button