Banorët e Zajmit të Klinës në protestë për prona ,bllokojnë rrugën

Banorët e Zajmit të Komunës së Klinës kanë dalë sot në protestë në shenjë pakënaqësie lidhur me çështjen e pronave. Protestuesit kanë bllokuar rrugën kryesore që kalon përmes fshatit.

Në protestë kanë marrë pjesë familjarë të shumtë të zonës, përfshirë gra dhe fëmijë. Ata kërkojnë zgjidhje urgjente nga institucionet përgjegjëse dhe respektim të të drejtave pronësore.

Lidhur me rastin TandemPress kishte raportuar edhe një muaj më parë, ku banorët po kërkojnë zgjidhje urgjente mbi pronat e tyre.

Artikuj të tjerë

Back to top button