Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Kosovës

Një burrë ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes nga vetura në Bresje të Fushë Kosovës.

Kështu bëri të ditur për TandemPress zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se rasti ka ndodhur rreth orës 20:30.

“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.”, ka thënë ajo.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.”, theksoi Ahmeti.

Artikuj të tjerë

Back to top button